ISIS masakron dhjetëra gra dhe fëmijë, copëton trupat
19/05/2017 - 13:29

Ekstremistët e të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë ekzekutuar dhe më pas kanë copëtuar trupat e dhjetëra grave dhe fëmijëve mes frikës grupi terrorist po planifikon një valë masakrash në fshatrat shiite.

Ekstremistët i prenë kokën disa të burgosurve dhe përdorën tulla për të vrarë fëmijët përpara se të copëtoheshin nga gjymtyrët e tyre gjatë sulmeve të tmerrshme në provincën në Hama në Sirinë qendrore.

Më shimë se 50 persona mbetën të vrarë, përfshirë 24 gra dhe fëmijë në fshatra ku shumica e banorëve i përkasin degës Ismaili, pjesë e rrymës shiite.

Kjo ka ngritur frikën e një mizorie të re që pasqyron ato të kryera më herët ndaj komuniteteve të tjera përfshirë pakicat etnike Yazidi në Siri dhe Irak. Fshatrat, Aqareb dhe Al-Mabujeh, janë të vendosura pranë qytetit Salamiyeh dhe autostradës që lidh kryeqytetin, Damaskun, në qytetin verior të Aleppos.

Të dy fshatrat janë shtëpi për anëtarët e disa sekteve të pakicave fetare, dhe Al-Mabujeh është vënë në shënjestër nga IS përpara.

Në mars të vitit 2015, grupi vrau dhjetëra njerëz dhe rrëmbeu rreth 50 civilë në një sulm atje.

Raportet e medias dhe mjekët në zonë thanë se disa nga ata që u vranë në bastisjen e fundit ishin prerë koka dhe të tjerët u copëtuan.

Të paktën tre nga civilët, një burrë dhe dy fëmijët e tij, u ekzekutuan me thika, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani.

Ekstremistët e ISIS-it janë të njohur për gjymtimin e trupave të kundërshtarëve të tyre, veçanërisht të pjesëtarëve të sekteve të tjera sesa islamit sunit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close