Pezullohen zyrtarët - Investigimi: Mish viçi dhe pule i kalbur nga Brazili eksportohej në Europë
18/03/2017 - 15:48

Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë pas investigimit të zbuluar se  disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur.

Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim

Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Europë dhe në vendet e tjera të botës.

Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhej të mishit të kuq.

Ministri i Bujqësisë, Blairo Maggi pritet të takojë ambasadorët e jashtëm të hënën  për të risiguruar ata me qëllim që të parandalohen sanskionet kundër eksportit të mishit brazilian

Operacioni u ndërmor në orët e hershme të së premtes 17 mars në 6 shtete të Brazilit pas një hetimi 2 vjeçar

Policia federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë.

Sipas hetimeve disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre

Më shumë se 30 kompani akuzohen për mungesë higjiene, mes tyre është dhe JBS, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të mishit të viçit dhe BRF, prodhuesja më e madhe në botë për produktet me pulë. Policia federale e Brazilit thotë se ka prova për të paktën 40 raste,përcjell Ora News.

“Ata përdornin acid dhe kimikate të tjera për të maskuar produktet e tyre. Në disa raste produktet që ata përdornin ishin kancerogjene” thotë policia shkruan BBC.
Në raste të tjera ata përdornin patate, ujë apo dhe karton përzier me mishin e pulës me qëllim që të rrisnin përfititet.

JBS përmes një deklarata tha se kishte zbatuar të gjitha standardet e cilësisë por dhe rregullat sanitare, shkruan BBC, përcjell Ora News.

Ajo konfirmoi operacionin e kontrollit por tha se asnjëri prej drejtuesve kryesore të ekzekutivit nuk ishte objekt hetimi

BRF deklaroi se po bashkëpunonte në hetim dhe mohoi të kishte shkellur rregullat.

Prokurorët deklaruan se një pjesë e parave rryshfet i ishte dhënë dy partive të koalicionit qeverisës,Partisë Progresit dhe partisë së Presidentit brazilian Michel Temer, PMDB

JBS ka të ardhura neto prej 55 miliardë dollarë ndërsa eksporton në 150 shtete, shkruan BBC.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close