Incidenti në Nju Jork, autori i sulmit: “Dëgjova disa zëra”
19/05/2017 - 17:45 Nga: Anjola Hamzaj

Autori i incidentit  në Time Square të Nju Jorkut, në të cilin humbi jetën një adoleshent dhe u plagosën 22 persona të tjerë ka deklaruar se kishte dëgjuar zëra në momentin kur hyri me automjetin e tij në zonën pedonale të mbushur me turistë.

Richard Rojas, 26 vjeç, një veteran i Marinës së SHBA-së, i arrestuar dy herë më parë për dhënie të makinës në gjendje të dehur tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas  mediave ndërkombëtare, Asosiated Press dhe Reuters, rojës pas arrestimit mësohet të ketë thënë se kishte menduar se do ët vdiste se oficerët e policisë do ta qëllonin për vdekje pas tentativës për të varrë kalimtarët me makinë. 

Mbi të tashmë rëndon akuza vrasje në sallën e dytë, 20 akuza për vrasje në tentativë dhe pesë akuza për vrasje të rënë me automjet. Fillimisht incidenti i mendua si sulm terrorist, madje u hoqën paralele me sulmet e ndodhura në Londër, Berlin dhe Nice, por ishte kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio që sqaroi për publikun se nuk kishte asnjë indicie që të çonte në një përfundim të tillë.

Sipas informacioneve të mediave amerikane të bazuara në raportet e policisë, testi i alkoolit ndaj rojës kishte rezultuar pozitiv, kurse testi I drogës ka rezultuar pozitiv. Fqinjët ndërkohë kanë deklaruar se 26 vjeçari po kalon jë periudhë të vështirë, por kjo nuk e bën atë të jetë një terrorist.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close