Identifikohet agresori i sulmit të 6 ushtarëve në Parsi
10/08/2017 - 17:04 Nga: Xhoi Zajmi

 Personi që plagosi 6 ushtarë francezë një ditë më parë është identifikuar si një algjerian 36-vjeçar i panjohur për shërbimet e inteligjencës. Sipas mediave franceze, ai është i shtruar në një spital në Lilë por jashtë rrezikut për jetën. Franca vijon të mbetet e alarmuar, pasi vendi ka qenë shënjestër e një serie sulmesh terroriste.

Personi i plagosur nga policia franceze pas një sulmi ndaj ushtarëve, është identifikuar si një algjerian 36-vjeçar i cili nuk ishte në listat e mbikëqyrjes të policisë. Sipas mediave franceze, ai tashmë ndodhet i shtruar në një spital në Lilë, në veri të Francës, jashtë rrezikut për jetën.

Agresori u plagos me 5 plumba kur makina e tij tip BMW u ndalua në një autostradë pranë Bulonjës. I dyshuari ishte në regjistrat e policisë për shkak të një shkeljeje të mëhershme, por ai nuk ishte një fytyrë e njohur për shërbimet e inteligjencës. Algjeriani gëzonte një statusin normal të qëndrimit në vend dhe ishte i paarmatosur kur policia e rrethoi në autostradë, rreth 260 km në veri të Parisit.

Franca është kthyer në shënjestër të sulmeve nga militantët islamistë. Që prej nëntorit 2015, vendi është nën gjendjen e emergjencës për shkak të numrit të madh të viktimave të shkaktuara nga këto sulme.

Një nga masat e shtuara të autoriteteve ka qenë edhe vendosja e Operation Sentinel, me rreth 7,000 trupa ushtarake. Sidoqoftë, vendi është përfshirë në një debat lidhur me këtë çështje, pasi presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar që këto prania e trupave të rivlerësohet. Disa kritikë thonë se operacioni i bën forcat e sigurisë një shënjestër të thjeshtë për terroristët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close