Holanda refuzoi populizmin
16/03/2017 - 12:29 Nga: Anjola Hamzaj

Holanda refuzoi populizmin. Kështu e ka komentuar votën e popullit në favor të partitë së tij kryeministri holandez Mark Rutte.

Fitues i betejës së ashpër me liderin e Partisë kundër Bashkimit Europian dhe kundër islamizimit Gert Vilders, Rut ka hequr paralele me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe gjatë fjalimit të tij të fitores në Hagë.

Sot, pas Brexit dhe pas zgjedhjeve amerikane, Holanda i tha stop populizmit.

Sipas Rut holandezët duke votuar politikat e tij kanë votuar pro Bashkimit Europian.

Unë mendoj se njërëzit në Hollandë kanë qenë të përgjegjshëm ndaj dy mesazheve. E para që ne nuk duhet të eksperimentojmë, dhe e dyta që duhet të vijojmë politikat tonë për një ekonomi më të fortë dhe tiu krijojmë kushtet nejrëzve të jetojnë jetën e tyre në ekonominë më të mirë perëndimore.

Humbësi i zgjedhjeve Geert Vilders ka uruar rivalin e tij Rute për fitoren, duke premtuar opozitë të fortë paralamtare. Vilders megjithatë shprehet i kënaqur me rezultatin.

“Do të kisha dashur të isha partia më e madhe, megjithatë ne fituam katër 5 vende më shumë dhe ky është një rezultat që na bën krenar”

Vilders tha se partia e tij ka pasur një ndikim të madh edhe jashtë parlamentit. Sa i përket komentit të Rut se Holanda votoi kundër populizmit, Vilrders tha se nuk e kuptonte.

Partia VVD e Rutte fitoi 31 mandate nga 150 vende të parlamentit, më pak se zgjedhjet e 2012 në të cilat mori 41.

Partia e Lirisë e Vilders u radhit e dyta bashkë me dy partitë e tjera me 19 deputetë.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 81 përqind, më e larta në 30 vitet e fundit. Rezultati ndërkohë ishte një lehtësim për partitë kryesore në të gjithë Evropën, veçanërisht në Francë dhe Gjermani, ku nacionalistët e krahut të djathtë shpresojnë të kenë një ndikim të madh në zgjedhjet e këtij viti, duke paraqitur një kërcënim ekzistencial ndaj BE-së.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close