Tenton rikthimin pas humbjes - Hilari Clinton: Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë!
18/03/2017 - 18:43 Nga: Anjola Hamzaj

Humbësja e zgjedhjeve të nëntorit, Hilari Clinton, ka vendosur të mos heshtë më. Ish- Sekretarja e Shtetit ka deklaruar se është gati të dalë nga pylli për të ndihmuar kombin e përçarë.

“Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë”. Kështu ka deklaruar ish-kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hilari Clinton.

Gjatë një takimi para komunitetit irlandezo-amerikan në vendlindjen e babait të saj, Scranton në Pennsylvania, me rastin e festës së Shën Partrikut, ajo u shpreh:

“Unë nuk besoj se duhet të lejojmë që ndasitë politike të ashpërsohen e të kthehen në ndasi personale. Ndaj ne thjesht nuk mund ta injorojmë dikë e t’i kthejmë kurrizin vetëm sepse nuk jemi politikisht dakord me të”, tha ish-Sekretarja e Shtetit.

Deklarata e ish-Sekretares së Shtetit duket se i referohet periudhës pas humbjes në zgjedhjet presidenciale përballë kandidatit republikan Donald Rrump, ku ajo ishte parë shpesh herë të shëtiste vetëm në pyllin Chappaqua në New York.

Rivalja e ashpër e Trump gjatë fushatës elektorale bëri thirrje për unitet dhe për përpjekje të përbashkëta për të kuptuar ndasitë dhe bashkëpunimin për të gjetur të përbashkëtat që çojnë vendin përpara.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close