Helikopteri rus qëllon me raketë gjatë stërvitjes, plagosen 2 kalimtarë
20/09/2017 - 9:04

Helikopteri ka lëshuar dy raketa tre metra larg disa makinave të parkuara ku ndodheshin edhe disa kalimtarë, që po shikonin stëvitjen.

Personat e plagosur, të cilët mendohen se janë gazetarë, janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre, raporton Daily Mail.

Incidenti është raportuar të ketë ndodhur në Luzhski jashtë Shën Petersburg.

“Helikopterët ishin 500 metra larg objektivit. Ata aktivizuan armët, po diçka nuk funksionoi dhe raletet ranë në tokë përpara kohe,”-tha  një burimi për media ruse 66.ru.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close