Forumi i Biznesit Trieste - Hahn mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal
12/07/2017 - 11:34 Nga: Xhoi Malësia

Në samitin e Triestes kanë nisur të mbahen tryezat e para të nivelit teknik mes përfaqësuesve nga vendet respektive pjesëmarrëse.

Gjatë fjalës së tij, komisioneri i zgjerimit, Johanes Hahn, e vuri theksin tek Zona Ekonomike Rajonale, term i cili i referohet idesë për krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik me qëllim rritjen e shkëbimeve tregtare mes vendeve të rajonit.

Hahn u shpreh se sot liderët do të mbështesin projektin e krijimit të tregut Ballkanit prej 20 milionë njerëzish.

Sipas Hahn, ky projekt do të krijojë vlera si dhe do të lejojë kalimin e lirshëm të mallrave dhe shërbimeve.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin e konsideron themelimin e një zone të tillë ekonomike si një përgatitje e shkëlqyer për t’u bërë më pas pjesë e tregut të përbashkët europian.

Gjatë forumit të biznesit, palët firmosën gjithashtu një deklaratë të përbashkët e cila konfirmon vullnetin e palëve për të vijuar punën në këtë drejtim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. tironsi/gjermani says:

    Krijimi i nje tregu te perbashket ose Zona Ekonomike Rajonale ne Ballkan nen pergjegjesine e plote te BE, eshte nje ide e bukur, por ajo nuk duhet ne asnje menyre te perdoret si nje taktike e sofistikuar per te mos zgjidhur problemin e vertete ne rajon.

    Popujt e Ballkanit mund te jetojne ne paqe me njeri-tjetrin vetem nese ata do te kene te njejten perspektive te njejtin kendveshtrim per te ardhmen e tyre.

    Deri sot te gjithe keta popuj te vegjel kane nga nje VELLA te madh qe natyrisht mendon ndryshe nga te tjeret dhe mundohet sigurisht vetem per te arritur me te miren e vellait te vogel (Pasurite).

    Vetem inkuadrimi sa me i shpejte ne BE i vendeve te Ballkanit perendimor (mendoj 5-vjet)eshte zgjidhja e vertete e problemit. Kjo nuk ka te beje me deshiren e mire per ti pare problemet me syza roze por pesha e BE eshte forca e vetme qe do te mbante mbi shina vagonin Ballkanik.

    Ballkani eshte pjesa me pak atraktive e EUROPES por Zoti i ka dhene bukurine e njerezit me natyralitetin e tyre te patjetersueshem.

  2. nese ne ballkan mungon tregu drejtesis asgje nuk ka vlere says:

    ballkani ka nevoj per ilac jo per borxhe ilaci sherues eshte drejtesia qortimi historis dhe frenimi i te keqes permes drejtesis vlerave ,keshtu ballkani me borxhe ,plus padrejtesit po rrokulliset drejt problematikave me kosto pa kthim

Komento

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close