Debati - Gjermania hedh poshtë pretendimet e Trump: S’kemi asnjë borxh ndaj NATO-s
20/03/2017 - 8:45

Gjermania ka hedhur poshtë pohimet e presidentit amerikan, Donald Trump se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, vjen si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Trumpit, i cili të shtunën shkroi në Twitter, se Gjermania duhet të paguajë borxhin për mbrojtje.

“Nuk kemi borxhe ndaj NATO-s”, ka thënë von der Leyen, duke shtuar se objektivi i aleancës për shpenzimet e mbrojtjes nga vendet anëtare nuk është i lidhur ekskuzivisht me kontributet financiare ndaj NATO-s.

Më 2014, NATO është pajtuar për një plan, sipas të cilit, çdo vend anëtar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për 2 për qind të GDP-së më 2024.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se Berlini është i përkushtuar për këtë qëllim.

Në deklaratën e von der Leyen thuhet se rritjet e shpenzimeve të mbrojtjes së Gjermanisë nuk janë vetëm ndaj NATO-s por edhe ndaj OKB-së dhe përpjekjeve paqeruajtëse të BE-së, si dhe për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
BOOM/ Krim mjedisor, lumenjtë pushtohen nga inerte e mbetje urbane

Close