Gentioloni kërkon besimin e Parlamentit, paraqet prioritet e qeverisë
13/12/2016 - 16:52 Nga: Anjola Hamzaj

Një qeveri që kërkon besim, është qeveri e përgjegjshme, që garanton stabilitet të institucioneve.

Ajo do të përqendrojë të gjitha energjitë e saj në sfidat e italisë dhe problemet e italianëve.

Kështu ka deklaruar Paolo Gentiloni në fjalimin e tij të parë si kryeministër para ligjvënësve, ku ka kërkuar besimin e dhomës së ulët të parlamentit.

Sa i përket afatit të kësaj qeverie, gentiloni tha se do të tua lërë në dorë partive politike, duke theksuar se në opinionin e tij qeveria zgjat aq sa zgjat edhe besimi i parlamentit. Gentiloni garantoi gjithashtu mbështetjen e qeverisë së tij për sektorin bankar të vendit.

Gentiloni: Dua ta them shumë qartë se në këtë rast qeveria është e gatshme për të ndërhyrë me qëllim garantimin e stabilitetit të bankave dhe kursimet e qytetarëve tanë.

Gentiloni gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos jetë tolerant për shtetet anëtare në lidhje me përmbushjen e përgjegjësive të tyre sa i përket krizë së emigrantëve.

Gentiloni: Është e papranueshme që në Evropë, e cila konsiderohet e ashpër, kur vjen puna te masat është shumë tolerante me vendet që refuzojnë të marrin përgjegjësinë e tyre në lidhje me krizën e emigrantëve.

Ndër prioritet e tij, Gentiloni ka theksuar edhe zonat e prekura nga tërmeti në Italinë qendrore, por edhe ndërtimin me kualitet në të ardhmen. Gjatë fjalës së tij lëvizja 5 yjet braktisi sallën.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Talat Xhaferi, kryeparlamentari i parë shqiptar në Maqedoni

Close