Fyeu Presidentin Trump, hakohet llogaria në Twitter e McDonald
16/03/2017 - 19:53

Rrjeti i famshëm i ushqimeve të shpejta McDonalds ka deklaruar se llogaria e tyre në Twitter është “kompromentuar” pasi kishte hedhur një mesazh fyes për Presidentin Donald Trump.

“Ju jeni një President i pështirë dhe do të donim që të kemi sërish Barack Obamën”, shkruhej në mesazh.

Në mesazh thuhet gjithashtu se Presidenti kishte “duar të vogla”. Kompania deklaroi se pasi mesazhi në Twitter u fshi, nuk u bë e mundur më hyrja në llogari jo shumë kohë pasi mesazhi u hoq.

Firma ka njoftuar Twitterin pasi llogaria ishte bllokuar. Nuk është e qartë nëse llogaria u hakua.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close