Alarmi - Frikë në Francë: 8 të plagosur në një shkollë. Letër bombë në FMN
16/03/2017 - 13:52

Franca është përfshirë mes frikës dhe ankthit paraditen e sotme.  Madje në një moment qeveria përmes një aplikacioni në telefon paralajmëroi një sulm terrorist 

Bombë në zarf shpërthen ne zyrat e FMN-  Një bombë në zarf  ka shpërthyer në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, duke plagosur punonjësin që e ka hapur atë, tha policia.  

Sulmi ne shkolle-  Tetë persona janë plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin Grasse, në jug të Francës bën të ditur ministria e Brendshme ndërsa autoritetet konfirmuan se kemi të bëjmë me një incident që nuk ka lidhje me terrorizmin. Një adoleshent 17 vjeçar i cili mbante një pushkë, dy armë dhe 2 granata është arrestuar menjëherë pas incidentit.  

“I arrestuari nuk është person i njohur për policinë” thanë burimet e policisë për Reuters ndërsa studenti i dytë është në kërkim.  Ndërkohë burime të tjera thanë se 2 studentë kanë hapur zjarr  në drejtim të drejtorit të shkollës. 

Sapo u mësua incidenti qeveria përmes një aplikacioni paralajmëroi një sulm terrorist por më pas autoritetet konfirmuan se incidenti nuk kishte lidhje me terrorizimin.

Franca vijon të jetë në gjendje emergjence pas sulmit vdekjeprurës të 18 muajve më parë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
SHBA akuzon dy spiunë rusë për vjedhjen e 500 mln llogarive Yahoo

Close