Ferri portugez – dhe një histori e pazakontë mbijetese
19/06/2017 - 17:37

Më shumë se 60 persona kanë gjetur vdekjen në Portugali si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë shpërthyer në disa rajone të vendit.

Pamjet me dron tregojnë vetura të zbrazëtat, të cilat u dogjën nga flakët dhe ku vranë shumicën prej 62 viktimave. Zjarret e fundit janë më të egërit që kanë goditur ndonjëherë Portugalinë.

Të paktën 4 fëmijë janë në mesin e dhjetëra viktimave, të cilat u vranë pasi flakët shpërthyen në disa fshatra në rajonin qendror të Pedrogao Grande – që mendohet të jetë shkaktuar nga një goditje rrufe të shtunën.

Video tregon të paktën 12 automjete të djegura që u bllokuan mes flakëve që gllabëronin masivin pyjor. Nuk dihet saktësisht se sa njerëz janë zhdukur në makinat e treguara, pasi autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, sepse ende mungojnë “shumë”.

Skena të tëra të mbijetesës njerëzore kanë nisur të dalin. 12 persona përfshirë edhe një 95 vjeçare me aftësi të kufizuar u shfaqën të padëmtuar, pasi u fshehën në një rezervuar uji.

Maria do Céu Silva është konsideruar si heroinë pas përdorimit të rezervuarit të ujit të shtëpisë së saj për të shpëtuar banorët e Nodeirinho, përfshirë nënën e saj të moshuar, raporton Correio da Manhã.

Zonja Silva tha se nëna e saj donte të linte të vdiste, por ajo nuk pranoi. Në vend të kësaj, i udhëhoqi njerëzit në rezervuarin e ujit ku u fshehën pasi zjarret masive u përplasën në fshatin e tyre.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close