Europa e qetë me fitoren e Rutte në Holandë
16/03/2017 - 16:39 Nga: Anjola Hamzaj

Fitorja e partisë së qendrës së djathtë në Holandë ka  qetësuar shumë Bashkimin Europian, veçanërisht Gjermaninë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përshendetur fitoren e kryeministrit Mark Rutte si një sinjal pozitiv pro Bashkimit Europian. Zyrtarët gjermanë shpresojnë të ndodhë e njëjta  gje edhe në Francë.   

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përshendetur fitoren e partisë së Qendrës së Djathtë të kryeministrit Mark Rutte përballë partisë anti islame e anti europiane të udhëhequr nga Geert Wilders. Gjatë një konference për demografinë, kancelarja u shpreh:

Holandezët janë partnerët, miqtë dhe fqinjët tanë.  Për këtë arsye unë jam shumë e lumtur që shumica e holandezëve votuan pro Bashkimit Europian.

Rezultatin e zgjedhjeve në Holandë i ka përshëndetur më herët edhe kandidati për kancelar Martin Schulz

Unë mendoj se humbja e Wilders është një sinjal i mirë kundër paragjykimeve të grupeve të caktuara etnike  dhe racizmit.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel shprehet gjithashtu i lumtur për humbjen e Partisë së Lirisë.

“Jam i lumtur nga humbja e Wilders. Është një sinjal i fortë për Evropën. Kjo tregon se Holanda është një nga vendet kryesore evropiane. Jam i sigurtë se edhe në Francë, demokratët dhe pro europianët do të shenojnë fitore”

Por teska Europa dhe veçanërisht Gjermania është më e qetë, me shpresën se edhe në vendet e tjera do të këtë frenim të populizimit, Turqia e shikon rezultatin në një tejtër këndvështrim. Turqit shpresojnë në një përmirësim të klimës mes dy vendeve, pas tensioneve të mëdha që krijuan deklarat e presidentit Rexhep Tahip Erdogan se holandezët janë mbetje naziste.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close