Erdogan: Nuk i marr parasysh kritikat e OSBE për referendumin
17/04/2017 - 19:10

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë kritikat e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë në lidhje me referendumin e zhvilluar të dielën, duke këmbëngulur se “votimi ishte më shumë demokratik” i parë në ndonjë vend perëndimor.

Duke iu drejtuar mbështetësve jashtë pallatit të tij në Ankara, Erdogan tha të hënën se Turqia do të injorojnë gjetjet e vëzhguesve të OSBE-së.

“Ne nuk do të shohim apo dëgjojmë raporte të përgatitura dhe të motivuara politikisht”, tha Erdogan.

Vëzhguesit ndërkombëtar thanë se referendumi nuk plotësoi standardet ndërkombëtare. Ata thanë gjithashtu se Bordi Zgjedhor në Turqi lejoi në momentet e fundit pranimin si të vlefshme të fletëve të votimit pa vulën zyrtare, duke minuar garancitë më të rëndësishme kundër mashtrimit.

Rezultatet jo zyrtare kanë treguar një fitore të ngushtë të Erdoganit, iniciator i referendumit.

OSBE: Votimi i referendumit në Turqi jashtë standardeve

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close