Erdogan aspiron rivendosjen e dënimit me vdekje pas referendumit të 16 prillit
18/03/2017 - 14:38 Nga: Anjola Hamzaj

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë rikthimin e dënimit me vdekje në vend. Gjatë një tubimi në pereëndim të vendit, Erdogan tha se parlamenti do të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje pas referedumit të 16 prillit. Kjo lëvizje me shumë gjasë do ti japë fund përpjekjeve të Ankarasë për tu bashkuar me familjen europiane. Turqia hoqi dënimin me vdekje në vitin 2004, si pjesë e përpjekjeve të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pret që parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje pas referedumit të 16 prillit, i cili do të rrisë kompentecat e tij, lëvizje që mund ti japë fund përpjekjeve të Ankarasë për tu bashkuar me familjen europiane.

Deklaratën Erdogan e bëri gjatë një tubimi në qyetetin perëndimor të Çanakalasë.

Turqia hoqi dënimin me vdekje në vitin 2004, si pjesë e përpjekjeve të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Familjet e dëshmorëve dhe heronjtë e grushtit të dështuar të 15 korrikut nuk kanë nevojë që të shqetësohen. Unë besoj se me vullnetin e Zotit,  pas votës së 16 prillit, parlamenti do të bëjë atë që është e nevojshme në lidhje me kerkesën tuaj për dënimin me vdekje”.

Por ligji kërkon edhe nënshkrimin e Kreut e Shtetit, përpos Parlamentit dhe Erdogan sigurisht që nuk do të jetë pengesa.

“Kur është fjala tek unë, do ta miratoj  pa hezitim,” tha ai mes brohoritjeve të turmës.

Zyrtarët e BE kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Turqinë që rivendosja e dënimit me vdekje do të shënonte fundin e përpjekjeve mbi gjysmë shekullore për t’u bashkuar me bllokun.

Por Ministrat turq dhe Erdogan arguentojnë se kjo masë është e nevojshme për denimin e të gjithë atyre që morën pjesë në grushtin e korrikut të vitit të shkuar.

Aktualisht Turqia dhe Evropa janë në pikën më të lartë të krizës së shkaktuar pasi Holanda dhe Gjermania refuzuan mbajtjen e tubimeve turke në vendet e tyre.

Rreth 9 mijë  persona, mbështetës kurdë, demonstruan në Frankfurt të Gjermanisë kundër Presidentit turk Erdogan dhe referendumit të prillit, duke e quajtur Kreun e Shtetit turk terrorist.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close