Ekspertët konfirmojnë sulmin me armë kimike në Siri
20/04/2017 - 17:41

Ekspertët e Organizatës ndërqeveritare për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konfirmuar se në sulmin e regjistruar më herët në Siri, janë përdorur armë kimike, ndërsa theksojnë se bëhet fjalë për gaz sarin, ose për një substancë të ngjashme.

Konfirmimi erdhi pas analizimit të kampionëve nga 10 viktima, ndërkohë që zyrtarët nënvizojnë se këto prova janë të pakundërshtueshme.

Pavarësisht rezultatit, qeveria siriane nuk i pranon akuzat duke u shprehur se armët kimike u përkisnin rebelëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close