Djali i Trump publikon mesazhet me prokurorin e Rusisë, akuza për Clinton
11/07/2017 - 18:26

Djali i presidentit Donald Trump ka publikuar një email ku tregon se i është ofruar informacion për Hillary Clinton nga një shtetas rus.

Prokurori Rob Goldstone i ka dhënë detaje djalit të Trump të cilat fajësojnë Clinton. Autoritetet e vendit po hetojnë për ndërhyerjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet elektorale të Amerikës.

Në email-in e publikuar në Twitter thuhet: “Prokurori i Rusisë ka ofruar të ndërprisnin fushatën e Trump me disa dokumente zyrtare  dhe informacione që do fajësonin Clinton për marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe do të ishin shumë të vlefshme për babain e tij.”

Përgjigja e djalit të Trump ndaj saj ishte e thjeshtë: “Nëse kjo është ajo që ju thoni, unë e adhuroj.” Ndërkohë dihet se Rusia ka vetëm Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa Clinton i humbi zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të shkuar.


/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close