Zbardhet axhenda e Triestes - Diskutimet për krizën e emigrantëve do të mbahen në anijen ushtarake
12/07/2017 - 9:36 Nga: Alba Kepi

Nga zyra e shtypit e Samitit të Triestes mësohet se takimi trepalësh mes Kancelares gjermane Merkel, Presidentit francez Macron e kryeministrit italian Paolo Gentiloni do të zhvillohet në ora 15:00 në bordin e anijes ushtarake Palinuro e ankoruar në Molon Audace të Triestes.

Në qendër të këtij takimi pritet të jetë çështja e krizës së emigrantëve me të cilën përballen çdo ditë brigjet italiane.

Rreth orës 15:50 do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi.

Samiti i Triestes do të nisë me ceremoninë inauguruese që pritet të zhvillohet në sheshin Unità d’Italia rreth orës 16:30.

Më pas krerët e shteteve e të qeverive të 13 vendeve pjesëmarrëse do të mbildhen në Pallatin e Qeverisë së Trieste ku do të nisin dhe punimet e këtij Samiti.

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

Close