Zjarr - Digjet banesa, vdesin 22 persona në Kinë
16/07/2017 - 16:28

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i cili përfshiu një banesë në Kinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në provincën lindore Jiangsu.

Zjarri shpërtheu para agimit në shtëpinë dykatëshe, ndërkohë tre të tjerë patën djegje në pjesë të ndryshme të trupit.

Autoritetet vendoase thonë se zjarri u përhap me shpejtësi, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet zjarrit me përmasa fatale.

Mes viktimave ka edhe një numër të konsiderueshëm fëmijësh.

Në lidhje me këtë rast ka nisur edhe një hetim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close