Detaji kur truprojat e Erdogan rrahin brutalisht protestuesit në SHBA
19/05/2017 - 13:02

Një video e publikuar së fundmi tregon presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan duke shikuar me detaje se si rojet e tij të sigurisë përplasen dhunshëm me protestuesit pro kurdë në Uashington.

Të paktën 11 persona mbetën të plagosur, por fatmirësisht asnjëri prej tyre pa pasoja për jetë.

Nëntë u dërguan në spital, pasi burrat me kostum nga Turqia u sulmuan ata në mes të rrugës në drejtim të ambasadës turke në Uashington. Ndërkohë që ndodhte përleshja, Presidenti sipas “Mail” ka parë për disa sekonda skenën dhe qetësisht është futur në institucionin e ambasadës.

Videoja e regjistruar nga shërbimi turk i Zërit të Amerikës tregon forcat e sigurisë që reagojnë mënyrë brutale duke shkelmuar dhe shtypur protestuesit menjëherë pasi Presidenti del nga një Mercedes i zi në rrugë për të parë ngjarjen. Mbetet e paqartë nëse Erdogan ka komunikuar me sulmuesit ndërsa ishte ulur në makinë.

Rreth dy duzina protestuesish u mblodhën jashtë ambasadës në një protestë paqësore kundër të politikave të kreut turk mbi një sërë çështjesh të tilla si qëndrimi i qeverisë së tij ndaj kurdëve dhe armenëve, ndaj sulmit të tij të perceptuar mbi institucionet demokratike të vendit, etj.

Ambasada turke tha se truprojat kanë vepruar në vetëmbrojtje, megjithëse protestuesit po protestonin paqësisht. SHBA-të nuk mund t’i ndjekin ato për shkelje të ligjit pasi kanë mandat diplomatik.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close