Integrimi - Paralajmërimi i Juncer: Nuk ka zgjerim të BE-së deri në vitin 2019
13/09/2017 - 12:13 Nga: Xhoi Zajmi

Nuk ka zgjerim të Bashkimit Europian deri në vitin 2019. Sipas Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, Europa duhet të implementojë një projekt më të besueshëm për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Për Juncker, ky është momenti më i favorshëm që Bashkimi Europian të përfitojë nga mundësitë për t’u reformuar.

“Erërat janë kthyer në favor të Europës”. Ka qenë kjo kryefjala e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në adresimin e tij të përvitshëm për gjendjen e Bashkimit Europian.

Juncker i tha Parlamentit Europian se ka “një dritare me mundësi” për të ndërtuar një union më të fuqishëm e më të bashkuar, por ai paralajmëroi se kjo dritare “nuk do të qëndrojë përherë e hapur”.

Gjatë fjalimit të tij 1 orësh në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, Juncker trajtoi edhe çështjen e zgjerimit, teksa konfirmoi se nuk do të ketë anëtarësime të reja deri në vitin 2019, në mandatin aktual të Komisionit.

Juncker tha se Europa duhet të implementojë një projekt më të besueshëm zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Asnjë kandidat nuk është gati, shtoi Juncker, i cili gjithashtu këshilloi vendet kandidate t’i japin prioritet sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore.

Presidenti i Komisionit Europian u ndal edhe në ekonominë e Europës, që tashmë po rimëkëmbet si dhe nxiti Bashkimin Europian të lëvizë përtej Brexit.

Ai i kërkoi unionit të përqafojë reforma dhe të krijojë marrëveshje të reja tregtare.

Sipas Juncker, krizat aktuale ekzistenciale të BE-së, përfshi këtu Brexit, krizën e emigrantëve dhe rritjen e populizmit, janë zbehur ndjeshëm.

Juncker madje kërkoi që vetë roli i tij si president i Komisionit të bashkohet me atë të presidentit të Këshillit dhe të zgjidhet përmes një “fushate pan-europiane”.

Sidoqoftë, Juncker tha se ky propozim nuk i drejtohet punës së bërë nga “miku i tij i shkëlqyer” Donald Tusk.

Çdo përpjekje për të shkrirë të dy këto role do të kërkonte një ndryshim në marrëveshjet e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Juncker gjithashtu veçoi Turqinë dhe nuk kurseu kritika për liderët që e kanë distancuar vendin nga Bashkimi Europian, duke këmbëngulur që Ankaraja të lirojë gazetarët dhe të ndalojë sulmet personale ndaj liderëve europianë.

 “Mjaft i quajtët fashistë dhe nazistë liderët tanë,” kërkoi Juncker ndërkohë që u duartrokit nga Asambleja.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kendveshtrim says:

    nese be bllokon zgjerimin ,nese be bllokon migrimin ,nese be vendos viza be fillon izolimin e vet te bendeshem,mbasi elle pse nga politikat e be ,se,, e pesuan lindja afert dhe ballkani,konkurenca sjell partner zhvillimi per te gjith,keshtuqe mbarojne shum fantazma idesh perfitimesh dhe nenshtrimesh korrupsioni,ketu ndahen rruget,be doli nga domosdoshmerit,evropa po perpiqet te behet gjigand ne mes te detit nderkohe qe ka luan ne toke dhe nuk gjejn qetsin si duhet,i ftoj evropianet gjerat te mos i shohin ne planin artificial vetjak por global duke pare ralitetin si ralitet jo duke u perpjekur ta zhvillojne ralitetin si deshire sepse ai ralitet tashme ka deshtuar,nuk ka me hapsira jan mbyllur nuk pranon me askush kostot e askujt,e nese evropa vlerson dhe paranon ralitetin si ralitet ne vleren dhe rendesin e vet,nuk ulet me disa por te gjith ne tryezen e mendimit mirkuptimit bashkpunimit ndernjerzore,dhe me kapacitetet qe ka merr meriten sipas vleres,dhe ecen perpara me hapin qe meriton,por me lidershqipin qe ka,problematikat qe ka sjelle qe e ndjekin pas per zgjillje,principet e zhvillimit qe vetes i ka percaktuar me pamundesit per ti perbushur evropa i ngjan nje kazani ne zjar qe zien perbrenda ,kjo duket qarte ne debatet e ashpera te brendeshme gjermani poloni ,shkeputja anglise kriza ekonomike ku ka pasur raste qe evropa eshte kritikuar ,per nje ekonomi financiare jasht ralitetit,tek pagesat mund te kene shum me teper se cfar thot shtypi por sejcilit problem i vjen koha qe nuk mund te fshihet,ekzistenca apo shperberja evropes nuk varet me nga faktori evropian i brendeshem por i jashtem,sepse evropa fuqisheme ndikoj jashte ,dhe jashte vropianet u fuqizuan dhe keto jan foktori i bllokimit frymarrjes evropiane sepse dhe vendet qe evropa ndikoj negativisht do i bashkangjiten interesave evropa nuk po behet interesi askujt,me kalimin e kohes,ky eshte raliteti nuk eshte vetem teknologjia jan principet,ndaj tjereve jo demokracia e brendeshme ajo cfar ekspozon per te terhequr ekspzoj shkatrrim per te terhequr dobi shitje teknologjie nenshtrim epersi,,,/tani ka konkurent qe nuk i intereson shkatrrimi dhe corientimi askujt por te shes dhe bleje bile me leverdi,detyrimisht,qe keto spostohen ,bota nuk ka nevoj per shkatrrim coptime luftra konflikte bota ka nevoje per paqe qetesi mirkuptim zhvillim, vall i ka evropa keta cilesi jo,i duhet kohe per ti kuptuar por atehere vendin e saje e ze dikush tjeter,teknologjia si ka vler teknologji kan te gjith,evropa gjen partner dhe behet e fuqisheme vetem permes nje rruge drejtesise vlerave ,jo si ne shekullin e kaluar,shekulli i kaluar e mban peng,sepse per te mban pergjegjsi historike se jo pak popuj kan vuajtur dhe po vuajn ende pazaret e evropes padrejtesit e saj,ky koment behet per ato analist qe te drejten e shohin me syrin optimist dhe te sukseseshem ne orientimin e zgjilljeve ku fjala dhe vepra tyre ze vend nuk i hyjne kujt ne hak perpiqen te qortojne gabimet,, tjereve tua japin hakun,nuk kerkojne ate qe su takon ku jan per te marrur shembull

Komento

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close