Situata në Korenë e Veriut - Çfarë ndodhi me luftanijen amerikane?!
19/04/2017 - 9:48 Nga: Xhoi Malësia

Luftanijet amerikane të grupit Carl Vinson, që ishin planifikuar të lundronin në afërsi të ujrave të Koresë së Veriut, nuk e kanë kryer një operacion të tillë, ndërsa arsyet mbeten ende të paqarta. Mediat ndërkombëtare kanë mundur të zbulojnë se ky grup anijesh luftarake gjendet në afërsi të ngushticës së Sundas, ose thënë ndryshe, 5.300 kilometra larg gadishullit korean.

Ndonëse Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kishte lajmëruar më herët se grupi i luftanijeve Carl Vinson do të udhëtonte në afërsi të ujrave të Koresë së Veriut, diçka e tillë, për arsye që ende nuk dihen, nuk ka ndodhur.

Mediat ndërkombëtarë kanë arritur të zbulojnë se në të vërtetë, itinerari i ndjekur nga kjo armatë detare ka qënë krejtësisht i kundërt, pasi gjatë fundjavës, mjetet lundruese ushtarake janë dalluar në afërsi të Ngushticës së Sundas, e cila ndodhet në Oqeanin Indian.

Po të flasim në gjuhën e shifrave, kjo zonë është rreth 5.300 kilometra larg gadishullit korean.

Nëse llogarisim këtu faktin që zhvendosja e këtyre luftanijeve mund të bëhet me një shpejtësi maksimale prej 58 kilometrash në orës, përshkimi i kësaj distance do të kërkonte të paktën katër ditë.

Nisur nga këto fakte, mediat kanë hedhur pikëpyetje për atë që ka ndodhur.

Ekpertët shprehen se mund të bëhet fjalë për një mashtrim të qëllimtë për të frikësuar Korenë e Veriut, mund të ketë një ndryshim planesh në momentet e fundit ose edhe një keqkuptim mes strukturave të ushtrisë amerikane.

Përveçse nga Pentagoni, dërgimi i luftanijeve pranë ujrave të Koresë së Veriut u lajmërua edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi atë që ka ndodhur, ndaj pritet që nga momenti në moment, Shtëpia e Bardhë të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close