Fitorja e Erdogan - Çfarë ndodh pas referendumit? Ndryshimet që do të pësojë Turqia
17/04/2017 - 9:49 Nga: Xhoi Malesia

Erdogan arriti që të hedhë një hap mjaft të rëndësishëm në projektin e tij për ndryshimin e sistemit qeverisës duke marrë një rezultat pozitiv ndonëse minimalist në referendumin e së dielës (16 prill 2017)

Por çfarë do të ndodhë tashmë me republikën turke? Kushtetuta e Turqisë do të pësojë një ndryshim rrënnjësor, pasi propozimet e Erdogan konstatonin në ndryshimin e 18 neneve që janë aktualisht në fuqi.

Në bazë të parashikimit ky proces tranzicioni do të zgjasë për më shumë se dy vite.

Presidenti Erdogan, pritet të përfundojë mandatin e tij, ndërkohë që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të mbahen më datë 3 nëntor të 2019.

Procesi zgjedhor tashmë do të unifikohet, ose thënë ndryshe, Presidenti dhe antarët e parlamentit do të zgjidhen brenda një dite.

Me Kushtetutën e re, një person që përmbush kushtet e kandidimit ka të drejtë për t’u rizgjedhur vetëm një herë, me mandat 5-vjecar.

Duke qënë se roli i Presidentit do të tjetërsohet, në rast se do të arrijë të udhëheqë fushata të suksesshme, Erdogan do të mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029. Ndërkohë, ndryshimet parashikojnë edhe rritjen e numrit të deputetëve nga 550 në 600.

Presidenti i ardhshëm i Turqisë do të ketë një rritje të ndjeshme të pushtetit, në të tjera degët e tij. Ai do të mbajë rolin e kreut të shtetit por edhe të kreut të qeverisë. Në fushën ekzekutive dhe legjislative, Presidenti do të jetë i aftë të miratojë dekrete ekzekutive, të cilat mund të kundërshtohen me një shumicë të thjeshtë në Parlament që do të thotë, me 301 vota kundër në parlamentin 600 vendësh. Ai gjithashtu do të ketë të drejtën për të emëruar dhe shkarkuar zv. Presidentët dhe Ministrat.

Kundërpesha kryesore e pushtetit të Presidentit do të jetë parlamenti, i cili do të shqyrojë aktet e tij, të cilat mund t’i shfuqizojë me një votë kundër. Gjithashtu, shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme përtej 2019 do të kërkojë mbështetjen nga parlamenti.

Shqetësimi më i madh për partitë opozitare ka qënë roli i konsiderueshëm që do të marrë Presidenti në pushtetin gjyqsor.

Me Kushtetutën e re, Bordi i Gjykatësve dhe i Prokurorëve, nuk do të ketë më 22 antarë por vetëm 13. Nga këta, 4 antarë do të zgjidhen direkt nga Presidenti, 7 do të zgjidhen nga asambleja, një prej tyre do të jetë Ministri i Drejtësisë ndërsa tjetri nënsekretari i kësaj Minsitrie.

Nga kjo skemë, praktikisht gjashtë antarë të këtij institucioni janë njerëz të emëruar direkt nga Presidenti, ndërkohë që 7 emërohen me shumicë të cilësuar në parlament, kur gjithashtu Presidenti është i predispozuar të gëzojë shumicë parlamentare.

E njëjta gjë ndodh edhe në Gjykatën Kushtetuese, ky nga 15 antarë në total, kreu i ardhshëm i shtetit dhe i ekzekutivit do të zgjedhë 12 nga 15 anëtarë, ndërkohë që tre i mbeten parlamentit

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close