Angli - Bunkeri bërthamor kthehet në fabrikë kanabisi me vlerë 2 mln paund
13/08/2017 - 16:45

Tre persona që kthyen një ish-bunker bërthamor në një fabrikë për të prodhur kanabis me vlerë 2 milionë paund u dënuan me 8 vjet burg.

Treshja u kap në muajin shkurt duke u larguar nga bunkeri ku kishin qëndruar për një kohë të gjatë.  

Bunkeri i cili ndodhej në qytetin e vogël të Chilmark, në juglindje të Anglisë ishte ndëtuar në vitin 1980 për të strehuar një qeveri lokale në rast të ndonjë holokausti bërthamor. Edhe pse ky bunker nuk është më në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes ai është plotësisht funksional.

Policia zbuloi brenda tunelit rreth 4500 bimë kanabis që prodhoheshin çdo gjashtë javë me anë të disa pajisjeve të veçanta.

Inspektori i policisë Simon Pope tha se “kjo pa dyshim është fabrika më e madhe e kanabisit që ne kemi parë këtu, me rreth 20 dhoma, të cilat shërbenin pë prodhimin e lëndës narkotike”.

Furnizmi me energji elektrike në bunker bëhej në mënyrë të paligjshme, ndërsa pajisjet e ndriçimit kushtonin 140 mijë paund.

Tre personat u akuzuan për prodhim të drogës së klasit B, për pastrim parash dhe vjedhje të enegjisë elektrike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close