Bullgaria e gatshme të përforcojë kufirin me Turqinë
19/03/2017 - 12:45

Zyrtarët bullgarë kanë thënë se janë të përgatitur që të rrisin patrullimet dhe të përfundojë rrethojën me tela gjembore përgjatë kufirit me Turqinë, për të parandaluar ardhjen e migrantëve.

“Jemi të gatshëm të mbrojmë kufirin shtetëror, ashtu siç edhe na e lejon ligji”, ka thënë për AFP-në, minsitri i Mbrojtjes, Sefan Tanev.

Ai ka shtuar se tash për tash, situata në kufi është e qetë dhe tentimet për të kaluar ilegalisht kufirin kanë rënë gjatë dy muajve të fundit.

Komentet e ministrit bullgar vijnë pasi Turqia ka kërcënuar se do të dërgojë 15,000 refugjatë në Bashkimin Evropian, pas përshkallëzimit të raporteve me BE-në, për shkak të tubimeve të anuluara për referendumin e Turqisë.

Turqia më 16 prill do të mbajë referendum, që do t’ia rrisë kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ministrat turq po dëshirojnë që të fitojnë mbështetjen e komunitetit turk që jetojnë në vendet evropiane./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close