Britania gati të dalë nga BE, Brukseli pret shkreswn zyrtare
20/03/2017 - 14:51 Nga: Xhoi Malesia

Ashtu sikurse ishte parashikuar, Kryeminsitrja e Britanisë, Theresa May, do të aktivizojë të mërkurën e ardhshme nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, që përbën edhe hapin e parë të daljes nga Bashkimi Europian.

Shefja e ekzekutivit ka lajmëruar se përmes një letre që do t’i adresojë Këshillit Europian, do të kërkojë nisjen e negociatave të daljes, sa më shpejt të jetë e mundur.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i zyrtarëve të Brukselit, tëcilët nënvizojnë se janë gati për nisjen e këtij procesi dhe se po presin lëvizjen e Britanisë.

Pas datës 29 mars, Bashkimi Europian dhe qeveria britanike do të duhet të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e tyre përfundimtare, në të cilën do të formësohet edhe marrëdhënia e re që do të krijohet mes palëve.

Pas daljes nga BE, Britania do të largohet nga tregu i përbashket europian, ndaj pritet të shihet se cfarë akordi do të arrihet për shkëmbimet tregtare.

Mes palëve ka edhe një sërë cështjesh të tjera të ndjeshme, ku përfshihet emigracioni. Miliona qytetarë europianë kanë siguruar leje-qëndrimi në Britani në bazë të rregullave aktuale, ndaj kjo e drejtë e tyre mund të humbasë pas largimit të Britanisë nga blloku i kontinetit të vjetër.

Ende nuk dihet se sa mund të sgjasë procesi i negociatave, pasi kjo është hera e parë që një vend kërkon daljen nga BE-së. Megjithatë, ekspertët parashikojnë se bisedimet do të kërkojnë afro 2 vite.

Marrëveshja që do të arrihet do të duhet që më pas të ratifikohet nga të gjitha vendet antare, teksa përgjatë kësaj periudhe kohore, Britania do të konsiderohet si pjesë e BE-së.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close