“Bota ka pritur këtë normë ligjore për 70 vjet”
11/07/2017 - 13:44

Të premten, Kombet e Bashkuara miratuan traktatin e parë që imponon një ndalim total të armëve bërthamore. Me Korenë e Veriut që haptazi po vazhdon të testojë arsenalin e raketave balistike ndërkontinentale, secila e aftë të mbajë një kokë bërthamore, vendimi nuk mund të jetë më me kohë.

“Ky do të jetë një moment historik dhe do të jetë traktati i parë shumëpalësh i çarmatimit bërthamor që do të përfundohet në më shumë se 20 vjet,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Elayne Whyte Gomez, sipas “Time”.

“Bota ka pritur këtë normë ligjore për 70 vjet.”

Vendimi për të kaluar këtë traktat është historik: OKB kohët e fundit ka rihapur diskutimet mbi një ndalim global bërthamor në mars, pasi më shumë se 2.500 shkencëtarë nga 70 vende nënshkruan një peticion në favor të çarmatimit total bërthamor.

“Unë jam me të vërtetë i bindur se drafti përfundimtar ka kapur aspiratat e shumicës dërrmuese të atyre që marrin pjesë në konferencë, duke përfshirë shoqërinë civile”, tha Gomez, duke iu referuar shqyrtimit përfundimtar të projektit të mërkurën e kaluar.

Pas votimit të së premtes për ta miratuar atë zyrtarisht, drafti tani është një dokument prej 10 faqesh i quajtur Traktati mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore.

Më shumë se 120 vende janë gati të miratojnë traktatin – pavarësisht bojkotit nga vendet që supozohet të jenë të armatosur me armë bërthamore: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani dhe, si dhe Koreja e Veriut.

Këto vende kanë propozuar forcimin e Traktatit thuajse 50-vjeçar të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore që i jep vetëm pesë fuqitë origjinale bërthamore – SHBA, Rusia, Britania, Franca dhe Kina – të drejtën për të mbajtur arsenalin e tyre destruktiv.

Megjithatë, rezultatet e votimit dukeshin më inkurajuese: 122 vende anëtare votuan në favor të negociatave “një instrument ligjërisht detyrues për ndalimin e armëve bërthamore”.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close