Itali - Bosi i mafies arrestohet në “strofullën” ku takohej me gruan
10/04/2017 - 18:03 Nga: Saimir Lleshi

Një nga krerët e mafies italiane, Giuseppe Facchineri ka përfunduar në prangat e policisë vendase teksa po takohej me gruan e tij në arrati.

Facchineri ishte arratisur nga arresti shtëpiak në vitin 2016, duke iu shmangur kthimit në burg.

Operacioni për arrestimin e tij u quajt “Alcova”, ndërsa aksioni u zhvillua nga policia në Taurianova rreth orës 03:45 minuta të natës, të mbështetur edhe nga tetë helikopterë.

Banda e tij e njohur si Cittanova (Reggio Calabria), është e përfshirë në një sërë krimesh si vrasje, grabitje, mbajtje të paligjshme të armëve, dhunës, kërcënimit të zyrtarëve publik, grabitje të rënda dhe posedim mallrash të vjedhura.

Policia italiane bastisi një ndërtesë ku ishte strehuar Facchineri në qytetin Cinquefrondi dhe besohet se ai flinte vetëm. Hetuesit kanë mbajtur për disa kohë nën kontroll banesën dhe besohej se aty ishte vendi ku ai takohej me gruan e tij.

Giuseppe Facchineri u arrestua në vitin 2014, së bashku me nënën e tij Catherine, me moshë 74-vjeçare dhe vëllai i tij Salvatore 43-vjeç, për grabitje dhe vjedhje.

Pas arrestimit, gjatë seancës së 16 janarit të vitit 2016, Facchineri ka kërcënuar me vdekje një dëshmitar, çka solli ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në arrest me burg, por që prej asaj kohe ndodhej në arrati.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close