Australi - Beteja “epike” e dy gjarpërinjve 3.5 m varur në çatinë e shtëpisë/ VIDEO
21/08/2017 - 10:11

Vetëm ideja që në çatinë e shtëpisë time ndodhet një piton, do më frikësonte pa masë.

Por, për australianin Keith Williams është normale të jetosh me dy pitonë në çati, një mashkull dhe një femër.

Ditët e fundit Williams, i cili punon si këshilltar në një qytet të Neë South Wales, shtet në juglindje të Australisë është bërë i famshëm për shkak se ka postuar në facebook një video të dy gjarpërinjve të cilët varen në çatinë e shtëpisë së tij.

Videoja e cila ishte filmuar të enjten e javës së kaluar u bë menjëherë virale dhe Williams e publikoi atë edhe në Twitter.

Fillimisht Williams mendoi se gjarpërinjtë 3.5 metra të gjatë ishin të dashuruar dhe po çiftëzoheshin por më pas mësoi se ishte e kundërta.

Në fakt dy gjarpërinj meshkuj po luftonin me njëri tjetrin kush të fitojë femrën.

“Gjarpërinjtë tanë, një piton mashkull dhe një femër – kanë jetuar në çatinë e shtëpisë gjatë dimrit për tre vitet e fundit.

Një gjarpër tjetër ka ardhur dhe “beteja” mes tyre vazhdoi për 45 minuta. Ishte fantastike” shkruan Williams në postimet e tij.

Gjarpërinjtë vazhduan betejën e tyre epike edhe në kopësht dhe më pas fituesi u ngjit në çatinë e shtëpisë.

Në dimër atë ajetojnë në shtëpinë tonë dhe ne nuk kemi probleme me minj. Dhe kjo është fantastike. Këta janë pitonë, nuk janë të dëmshëm dhe janë të bukur për tu parë” thotë ai.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close