Portugali - Avioni ‘shpërthen në ajër’ dhe bie mbi supermarket, 5 të vdekur
17/04/2017 - 15:46

Pesë persona kanë gjetur vdekjen pasi një avion zviceran u rrëzua mbi një supermarket në Portugali, kanë konfirmuar hetuesit.

Videoja tregon shtëllunga tymi të ri në periferi të Lisbonës. Viktimat janë piloti i avionit, tre pasagjerë dhe një person në terren, i cili besohet të jetë shoferi i një kamioni.

Aeroplani i vogël privat ishte ngritur nga një aurodrom komuna në Cascais të Spanjës dhe po shkonte në drejtim të Marsejës në Francë, kur “shpërtheu në ajër” dhe ra në tokë, sipas dëshmitarëve.

Tre persona të tjerë në terren mbetën të lënduar gjithashtu me dëmtime të lehta. Një zëdhënës i Zyrës së Parandalimit dhe Hetimin e Aksidenteve Aeronautike të Portugalisë konfirmoi fillimisht ‘katër të vdekur’ – ‘piloti dhe tre pasagjerë të tij “.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close