Rusi - Arrestohet një prej organizatorëve të dyshuar të sulmit në Shën Petersburg
17/04/2017 - 17:26

Një nga organizatorët e sulmit terrorist në metronë e Shën Petersburgut është arrestuar nga policia në qytetin Odintsovo, në afërsi të Moskës.

Lajmin e bëri publik Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, i cili tha se personi i arrestuar është nga Azia Qendore.

I arrestuari është Abror Azimov, 27 vjeç.

Ai është personi i nëntë i arrestuar në lidhje me sulmin, i cili vrau 14 persona dhe plagosi më shumë se 50, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit prill.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close