Brazil - Arrestohet “mbreti” i kokainës, i kërkuar prej 30 vitesh
02/07/2017 - 8:07 Nga: Saimir Lleshi

Policia braziliane ka arrestuar një nga krerët më famëkeq të drogës, i cili përdorte kirurgji plastike për t’iu shmangur arrestimit të ti.

Luiz Carlos da Rocha – me nofkën “Shefi i Bardhë” ishte në kërkim prej 30 vitesh dhe besohet të jetë sipas BBC-së, udhëheqësi i një perandorie masive të kokainës në Amerikën e Jugut. Policia federale tha se dënimet ndaj Rocha-s, arrijnë mbi 50 vite burg.

Policia tha se ishte “një kriminel që jetonte në mënyrë diskrete dhe në hije”.

Rocha u arrestua në Sorriso, në shtetin perëndimor të Mato Grosso, të shtunën.

Kapoja e drogës kishte jetuar në qytet nën emrin Vitor Luiz de Moraes. Agjentët krahasuan fotografitë e vjetra të njohura të Rocha-s me imazhet e të dyshuarit të ri, “dhe arriti në përfundimin se Luiz Carlos da Rocha dhe Vitor Luiz janë i njëjti person”.

Policia braziliane tha se organizata e tij ishte e njohur për dhunën e saj, duke përdorur armë të rënda dhe makina të blinduara.

Ai prodhoi kokainë në Bolivi, Peru dhe Kolumbi, përpara se të transportohej përmes një sistemi logjistik të përpunuar në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Luiz Carlos da Rocha është akuzuar gjithashtu se është një nga ofruesit kryesorë të kokainës për organizatat kriminale brenda Brazilit, në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro.

Në total, policia vlerëson se perandoria e tij prodhonte rreth pesë ton kokainë çdo muaj.

Operacioni sekuestroi gjithashtu rreth 10 milionë dollarë pasuri kriminale, duke përfshirë ferma, automjete luksoze dhe avionë.

Zyrtarët besojnë se pasuria e Rocha është më afër 100 milion dollarë dhe thonë se ata do të kërkojnë të marrin pjesën tjetër të aseteve të tij në fazën e dytë të operacionit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close