Paris - Arrestohet autori i dyshuar i sulmit ndaj ushtarëve francezë
09/08/2017 - 16:03

Pas ngjarjes në periferi të Parisit, ku një makinë sulmoi disa ushtarë policia ka ndjekur, plagosur dhe arrestuar një person, i cili dyshohet se është autori i sulmit.

Sipas informacioneve nga burimet e institucioneve të sigurisë, mësohet se automjeti i të dyshuarit për sulmin ku u plagosën gjashtë ushtarë nga të cilët tre në gjende të rëndë, është ndaluar në autostradën A16 teksa lëvizte nga Parisi në drejtim të Calais në veri të vendit. Bëhet e ditur se i dyshuari është neutralizuar duke u plagosur.

Rreth orës 08.00 me orën lokale në rajonin periferik Levallois-Perret të Parisit një automjet ka përplasur ushtarët të cilët përgatiteshin të dilnin në patrullim.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, ka njoftuar se sulmi ishte kryer me vetëdije dhe sipas informacioneve që kanë dhënë burimet ushtarake është vlerësuar se sulmuesi ka qenë i vetëm.

Ndër të tjera Prokuroria kundër terrorizmit në Paris ka theksuar se në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim të cilin do ta kryejnë shërbimet e brendshme inteligjente të Francës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Gjyqësore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close