Rusi - Ambasada amerikane në Moskë pezullon vizat për jo-emigrantët
21/08/2017 - 20:06

Ambasada e SHBA në Moskë tha se do të pezullojë lëshimin e vizave për jo-emigrantët duke filluar nga e mërkura e deri më 1 shtator.

Ambasada tha se kjo masë është rrjedhojë e shkurtimit të personelit të saj të imponuar nga qeveria ruse.

Në një deklaratë të ambasadës thuhej se operacionet do të rifillojnë në Moskë më 1 shtator, ndërsa operacionet e vizave në konsullatat amerikane do të mbeten të pezulluara për një afat të pacaktuar.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se të gjitha takimet e planifikuara për këto lloj vizash do të anulohen.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin emëroi zëvendësministrin e jashtëm Anatoly Antonov si ambasadorin e ri të Rusisë në Shtetet e Bashkuara.

Ai do të zëvendësojë ambasadorin Sergei Kislyak, i cili shërbeu si i dërguar i Moskës në Uashington për më shumë se nëntë vjet./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close