Vala e të nxehtit - Alarmi, “Luciferi” pushton Evropën jugore dhe Ballkanin!
06/08/2017 - 17:15 Nga: Saimir Lleshi

Një valë e nxehtë e quajtur ‘Lucifer’ (djall) po shkakton kërdi në shumë vende të Evropës. Në të paktën 11 vende, janë lëshuar paralajmërime për rrezikun ndaj temperaturave të nxehta.

Së paku, 5 njerëz kanë vdekur nga vala vdekjeprurëse e nxehtësisë që përfshin Evropën Jugore ku janë konfirmuar temperatura mbi 40 gradë në disa vende si në Itali, Spanjë, Kroaci, etj.

Vdekjet në Itali dhe Rumani i janë atribuuar kushteve ekstreme të pesë ditëve të fundit dhe në Itali, vala e të nxehtit është pagëzuar si “Luciferi”.

Në ishullin italian Sardenja, termometri shënoi 43 gradë celsius pasditen e djeshme.

Vala e nxehtësisë ka shkaktuar një rritje prej 15 për qind në emergjencat spitalore në Itali dhe në 26 qytete të mëdha është dhënë alarmi maksimal nga Ministria e Shëndetësisë.

Fermerët po llogarisin kostot, pasi thatësira pritet të zgjasë dhe meteorologët parashikojnë që moti i nxehtë të vazhdojë edhe për një javë.

Në Firence ‘temperatura e perceptuar’ e cila përcaktohet nga temperatura, lagështia dhe era është raportuar të jetë më shumë se 50 ° C.

Në Abruzzo një grua 79-vjeçare u gjet e vdekur në një fushë pranë shtëpisë së saj e djegur nga flakët që përfshinë dy hektarë tokë bujqësore përreth.

Një pjesë e autostradës bregdetare Via Aurelia që shkon drejt veriut nga Roma në Riviera duhet të mbyllet për disa orë për shkak të një zjarri të madh pranë Grosseto në Toscana.

Edhe në Rumani ‘alarmi i kuq’ është lëshuar pasi meteorologët kanë parashikuar 42C në pjesët perëndimore të vendit.

Plazhet anembanë Mesdheut do të ndihen të nxehta më shumë se normalisht,  për shkak të erërave të ngrohta që vijnë nga Afrika.

Vala e nxehtësisë ka shkaktuar gjithashtu zjarre në Itali, Spanjë dhe Kroaci këtë javë.

Në Greqi, qyteti bregdetar i Kalyvia, në jug të Athinës, duhej të evakuohej pasi një zjarr i madh kërcënoi shtëpitë i shoqëruar me erëra të forta.

Gazeta britanike “Metro” shkruan se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për të luftuar rreth 20 zjarre në rrethin e Vlorës përgjatë Rivierës së vendit.

Në Rumani, autoritetet u thanë njerëzve të mos dilnin jashtë gjatë valës së nxehtësisë dhe u kërkoi të rriturve të mos lënë fëmijët në vetura për shkak të diellit të fortë.

Policia rumune tha se do të kishte kufizime për trafikun në rrugët kryesore gjatë valës së të nxehtit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. percaktimi ,zotit dhe zgjellja njerzore njerzore kendveshtrim says:

    sipas haditheve ,te te derguarit te fundit te zotit,muhamedit ,a,s allahu perpara se allahu te krijoje gjithcka ne etapat e zhvillimit te vet e ka percaktuar me pare me pas e ka krijuar ,dhe cdo gje deri ne kete moment po ecen sipas percaktimit tije ,jo deshires njerzore ,ai ka caktuar te miren me vazhdim mirsin shperblimin ekujlibrin normalitetin paqen,ka ndaluar te keqen me elementet e saje te cilat kan cdo te keqe e demshme per ne dhe te keqes i caktoj ndeshkimin per te gjitha cfar njerzimi ka pasur nevoje zoti botnava e ka qartesuar mermes shpalljeve dhe te dreguarve te tije qe nga e para deri tek e fundit me kuranin dhe synetin me te derguar muhamedin a,s,dhe koh pas kohe njerzimit nuk i kan munguar dietaret ,ylemat deri tek besimtaret e thjeshte qe njerzve tua shpjegojne rrugen e drejte ullzimin e zotit,shpetimin tani vim tek koha qe jemi me problematikat qe kemi dhe si i precipitojme ,dhe si duhet ti kuptojme cfar kerkojme dhe cfar po na pret,nese ne do kishim ndjekur ullzimin e zotit dhe praktikuar me kohe ,ne cdo pikpamje do ishte degjuar e kunderta e kesaje qe sot degjojme ne cdo pikpamje ndoqem egon epshin unin shkatrruam gjithcka ,per te keqen krijuesi gjithesise ka caktuar ndeshkimin,duam apo sduam eshte ligji tije sepse e ka sanksionuar ne gjallerin e jetes tek cdo gjalles ,sapo ne bejme padrejtesi padrejtesin e ndiejn cdo gjalles ,e ka rrenjen tek masa ,u kalu masane menyre te vazhdueshme ,ketu sna ka fajin zoti as dietaret as besimtaret por gjith autoret dhe aktoret e levizjes drejt kesaj pike,qe ne tani nuk na pelqen,sejcili duhet ti drejtohet vetes e tije dhe te shohin raportet me krijuesin e tije ne cdo drejtim,vetem keshtu rregullohen raportetme zotin njerzit dhe gjallesat sejcili,i malli zot ne cdo periull te etapave te percaktuara te zhvillimit tone per sejcilin prej nesh apo per te gjith ja ka lene hapur rrugen e shpetimit meshires se tije ndaj nesh ,deri sa te lindin dielli nga prendon,sipas nje hadithi profetik,eshte ceshtje njerzore cfar zgjell ndeshkimin e zotit duke bere vepra te urryera apo shperblimin dhe shpetimin duke bere vepra te mira sipas ullzimit te tije, fjala lucifer ne kete teme ,dexhal quhet ne gjuhen arabe ,antikrisht dhe lucifer e quajn disa te tjere dexhalli eshte e keqa me e malle qe kur eshte krijuar bota dhe drei ne diten e dhogarise per njerzimin per kete profet mashtrues i derguari zotit muhamedi ,a,s ka folur shum,por ky dexhal nuk del pa ja hapur rrugen disa dexhale te tjere ,apo kuptimi pa qen e vogla nuk del e mallja kjo eshte mas bindje ne mallesi per zhvillimin e gjerave,a mund te mohojme qe perpara se te arrime ne te keqe te padurueshme qe askujt nuk i pelqen ,ne nuk kishte te keqe me te vogel qe vet njerzit ishin aktor kurrsesi sepse eshte piknisja tani vazhdimsia ulltimi vazhdon a eshte dexhalli djall kjo i takon krijuesit por thuhet qe eshte njeri qe punon me djaj,te kuptojme dicka ne lillje me djallin,ne kohen e te derguarit zotit nje person akuzoj tjetrin per djalle,i derguari zotit kur e degjoj tja njeri nder ju te dy eshte shejtan [djall]tani nese meditojme ket hadithe ne aktualitetin aktiv kur ne nje teme rreth nje problemi shqetesues,qe eshte te nxetit pervelues qe vjen,si rezultat i veprimeve te papergjegjeshme njerzore te cilet kan terhequr drejt vetes percaktimin e zotit qe eshte ndeshkim per padrejtesin neve e quajm djalle lucifer dexhal etj ,por sipas ketije hadithi DHE SHUM TE TJERA TE KURANIT DHE LIBRAVE TE MEPARESHEM,sipas percaktimit zotit ligjeve te tije,dhe veprimeve tona kETO haDITHE DHE ULLEZIM MUNDESON IDENTIFIKIM,TE SAKTE PER SEJCILIN NE MENDIMET FJALET DHE VEPRIMET E TIJE SE CILI ESHTE ULLTIMI DHE FUNDI ULLTIMIT TE TIJE I SUKSESESHEM APO I HUMBUR ,KY KOMENT BEHET PER GJITH STUDIUESIT QE KERKOJNE DITURI TE DOBISHME NE VLERSIMIN E SITUATAVE VLERSIMIN E RALITETIT DHE ORIENTIMIN E ZGJILLJEVE SI DOBI PER NJERZIMIN ME RESPEKT PER KERKUESIT E DITURISE

  2. plotesim kuptimi says:

    kur permendim djallin ai eshte i mallkuar ,por kur ne krahasojme krijesat e allahut eren ujin te ncehtit terbetin vlullkanin etj etj me djallin apo i mallkojme ,kjo kur ekspozohet ne lajme behet rruge mesimi edukate bindje per njerzit,por eshte e rrezikeshme sepse kur ne mallkojme krijesat e zotit ,ka nje hadithe profetik qe flet per nje periull kur zoti na mallkon dhe dergon ndeshkim mbi ne,perse ne te kerkojme ate cfar se duam ne fakt asnjeri per veten e tije a nuk eshte me mire per ne e dobishmja mendimi fjala vepra mire sipas ullzimit zotit allurimi zotit,obligimet punet dhe veprat e mira qe terheqin percaktim te mire per ne,kjo eshte esenca

Komento

Read previous post:
Investment at Lake Park, City Hall is constructing a third sport area

Close