75 shkencëtarë në SHBA të rrezikuar nga antraksi
20/06/2014 - 10:22 Nga: Denisa Pasholli

75 persona, pjesë e stafit në Qendrën amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, dyshohet se mund të jenë prekur nga bakteret e antraksit dhe ndodhen nën trajtim, pasi janë në rrezik për jetën.

Agjencia e Shëndetësisë amerikane bëri të ditur se një pjesë e personelit në këtë laboratorë të sigurisë së lartë nuk ka ndjekur procedurat e nevojshme për t’u mbrojtur. Ekspozimi dhe prekja e tyre nga antraksi dyshohet se mund të ketë ndodhur fundjavën e shkruar në Atlanta dhe ende sot asnjë prej këtyre personave nuk ka shfaqur shenja por rasti është nën investigim edhe nga FBI.

Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve ka njoftuar se pjesa tjetër e stafit si edhe familjarët e këtyre personave nuk janë të rrezikuar nga ekspozimi dhe nuk është e nevojshme të marrin masa mbrojtëse, rreziku i infeksionit është shumë i ulët.

Studiuesit, të cilët punojnë në një nivel të lartë sigurie në laboratorin në Atlanta, nuk kanë ndjekur procedurat e duhura për t’u mbrojtur nga bakteret. Ata kanë besuar se nuk ka pasur rrezik për t’u ndeshur me baktere të gjalla dhe nuk kanë veshur sistemet e përshtatshme për t’u mbrojtur.

Simptomat e prekjes dhe eksopzimit nga antraksi janë të qarta dhe në disa raste të menjëhershme. Ato përfshijnë irritim të lëkurës, të përziera dhe temperaturë të lartë e nëse menjëherë nuk merret mjekim, mund të shkaktojë vdekje.

Antraksi u bë i njohur që prej vitit 2001, kur pas sulmeve të 11 shtatorit, në organizata të ndryshme apo edhe në zyrtat e zyrtarëve të lartë të shtetit apo senatorëve të kongresit amerikan, nisën të dërgoheshin zarfe me pluhur antraks. Që nga ajo kohë, 22 persona janë prekur nga antraksi dhe prej tyre, 5 persona kanë humbur jetën. Ndonëse 75 shkencëtarët ende nuk kanë shfaqur shenja, kjo nuk do të thotë se rreziku nuk ka kaluar pasi sipas mjekëve, ka raste që shenjat dhe simptomat shfaqen edhe 60 ditë pas ekspozimit.

antraks

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close