Zyrtarizohet gjithçka, Juventus firmos me yllin e Chelsea

Zyrtarizohet gjithçka, Juventus firmos me yllin e Chelsea

Paraqitjet aspak pozitive kanë detyruar Chelsea që të heq dorë nga Gonzalo Higuain. Të paktën kështu shkruan prestigjozja angleze, "Daily Mail", që shton se argjentinasi do të kthehet në Torino gjatë merkatos së verës.

Kjo lëvizje vjen për shkak se "Blutë e Londrës" nuk janë bindur aspak nga cilësitë e futbollistit, duke mos nisur kontaktet për të rinovuar huazimin apo për të blerë kartonin e tij nga Juventusi.

31 vjeçari u huazua nga Juventus te Chelsea në fillim të vitit 2019, teksa shënoi 5 herë në 14 takimet me fanellën londineze. Ky është huazimi i dytë radhazi për ish-sulmuesin e Napolit, ku në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Milanit.

Në të kaluarën, Higuain është aktivizuar me skuadra si River Plate dhe Real Madrid. Me kombëtaren e Argjentinës, Higuain ka zhvilluar 75 takime dhe ka realizuar 31 herë.

EMISIONET