Pas shumë kohësh thashetheme më në fund lidhja e tyre është bërë zyrtare. Selena Gomez dhe Justin Bieber janë fotografuar duke u puthur ndërsa luanin hokej në Los Angeles.

Ndërsa ka disa javë që flitet për rikthimin së bashku të dy yjeve të botës muzikore, kjo është hera e parë që shihen në publik si të dashur. 25-vjeçarja e ka shoqëruar Justin çdo javë në ndeshjen e tij të hokej dhe kanë qenë të pandashëm që nga ribashkimi rreth dy muaj më parë.

Selena i dha fund lidhjes me The Weeknd dhe është sërish me dashurinë e saj të vjetër.

 

/Ora News.tv/