Jeffrey Feltman, një zyrtar i lartë në OKB dhe ish-diplomat do të vizitojë Korenë e Veriut për 4 ditë.
Feltman do të takojë një numër zyrtarësh të Koresë së Veriut, duke përfshirë ministrin e jashtëm Ri Yong Ho, si dhe diplomatë të huaj.
Udhëtimi u organizua pasi Kombet e Bashkuara morën një ftesë nga Koreja e Veriut, që të dërgojë përfaqësues për, siç është thënë, “dialog politik”.
Vizita vjen pak ditë pasi Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, e cila, sipas saj, mund të godasë kudo në Shtetet e Bashkuara.
Feltman, ish-diplomat amerikan, do të qëndrojë në Penian deri të premten.
Vizita e tij po ashtu vjen në kohën kur Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po bëjnë stërvitje ushtarake – më të mëdhatë midis dy vendeve.
/Ora News.tv/