Zyrtari i OKB-së në Egjipt për zgjidhjen e krizës

Zyrtari i OKB-së në Egjipt për zgjidhjen e krizës

Shefi i OKB-së për Çështjet Politike ndodhet në Kajro për bisedime që synojnë t’i japin fund krizës politike vdekjeprurëse që ka polarizuar vendin dhe që ka shkaktuar vdekjen e një mijë njerëzve.

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së Jeffrey Feltman mbërriti në kryeqytetin egjiptian dje, në një mision tre-ditorë i cili u përshkrua nga një zëdhënës i OKB-së si një “shtytje për të rivendosur paqen dhe për të nisur ripajtimin”. Ai pritet të bisedojë me zyrtarët qeveritarë dhe udhëheqësit e Vëllazërisë Myslimane.

Vizita e diplomatit në Kajro ndodhi vetëm disa orë pasi qeveria e përkohshme ushtarake e Egjiptit arrestoi udhëheqësin shpirtërorë të Vëllazërisë Myslimane Mohamed Badie. 70-vjeçari Badie u ndalua nën dyshimin për nxitje të torturimit dhe vrasjes së protestuesve anti-Morsi në qershor.

Një gjykatë egjiptiane urdhëroi dje mbajtjen e zotit Badie në paraburgim për 15 ditë ndërkohë që prokurorët hetojnë akuzat.

EMISIONET