Zyrtare/ Roma gjen sulmuesin e së ardhmes, firmos deri në 2023-in

Zyrtare/ Roma gjen sulmuesin e së ardhmes, firmos deri në 2023-in

Roma gjen sulmues për 4 sezonet e ardhshme. Kryeqytetasit kanë arritur akordin me talentin turk, Cengiz Under për ta pasur në skuadër deri në vitin 2023.

Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit verdhekuq, që ka zbuluar edhe kushtet me të cilët ka rënë dakord me Under. Paga e turkut ka pësuar rritje nga kontrata e shkuar, teksa tashmë, 22 vjeçari do të përfitojë 2 milionë euro neto në vit plus bonuse.

Kjo lëvizje vjen si pasojë e garës së madhe që ishte krijuar për Under, i cili ishte pikasur nga disa skuadra angleze si futbollisti ideal për ekipin e tyre. Pas këtij akordi, Roma pritet të fokusohet te sulmuesi tjetër, Edin Dzeko, që kërkohet me ngut nga Inter.

Boshnjaku shihet si lojtari i duhur për sulmuesin e Interit, me Conte që së bashku me Lukakun tenton të bëj mirë në edicionin e parë te zikaltërit.


EMISIONET