Ardit Hoxhaj është futbollisti më i ri i Flamurtarit.

Sulmuesi i dalë nga akademia vlonjate ka vendosur të rikthehet sërish në "shtëpi", duke u zyrtarizuar te ekipi i drejtuar nga Gerd Haxhiu. 25 vjeçari e ka herën e tretë me fanellën kuqezi, me të cilët ka zhvilluar 28 takime, duke shënuar edhe dy gola.

Ai vjen pas eksperiencës në Kosovë me Ferizaj, ku shënoi 1 gol në 8 takime. Ndërkohë, gjatë karrierës së tij, Hoxhaj është aktivizuar edhe me Himarën, Bylisin, Skënderbeun dhe Korabin.

/Ora News.tv/