Merkato e Realit të Madridit ka marrë jetë zyrtarisht sot.

Klubi "Los Blancos" ka arritur akordim me sulmuesin Luka Joviç. Sulmuesi serb ka lënë pas eksperiencën fantastike te Eintracht Frankfurt, ku ka marrë rrugën drejt kryeqytetit spanjoll për të firmosur për 6 vitet e ardhshme.

Kartoni i Jovic i ka kushtuar plot 60 milionë euro arkave të Realit të Madridit, rreth dhjetëfish nga çmimi që Eintracht pagoi te Benfika. Madje 18 milionë euro do të shkojnë në arkat e klubit portugez, pasi në marrëveshjen me Eintracht kishte një klauzolë se 30 përqind e shumës në rast shitjeje të kalonte në arkat e saj.



/Ora News.tv/