Zyrtare/ Pritja merr fund, Felix i katërti më i shtrenjtë në Botë

Zyrtare/ Pritja merr fund, Felix i katërti më i shtrenjtë në

Telenovela "Joao Felix" ka transmetuar serinë e fundit mbrëmjen e sotme. Talenti portugez i ka dhënë fund thashethemeve, duke zyrtarizuar skuadrën ku do të nis karrierën.

19 vjeçari ka firmosur me nënkampionët e La Liga, Atletico Madrid për 6 sezone, teksa në arkat e klubit të tij, Benfikës kanë përfunduar plot 120 milionë euro. Një transferim rekord ky për moshën e Felix dhe i katërti në botë.

Vetëm Neymar, Mbappe dhe Philippe Coutinho kanë kushtuar më shumë se 19 vjeçari, që shihet si pasuesi i Antoine Griezmann te skuadra madrilene.

Sezonin e kaluar, Felix shënoi 15 gola dhe siguroi shtatë asistime në 26 ndeshje në Liga NOS , ndërsa shënoi tre gola në pesë ndeshje në Europa League.



EMISIONET