Një tjetër lojtar shumë i përfolur për largimin nga merkato ishte Ivan Perisic. Që në fillim të sezonit u përfol se kroati do të kthehej te Manchester United nën urdhrat e Solskjaer. Por bisedimet me “Djajtë e kuq”  u zbehën kur në lojë u fut Bayern Munich që duket se ka bindur edhe vetë lojtarin.

Ivan Perisic është parë dje në ambjentet e Bayernit ku kreu dhe testet mjekësore paraprakisht, dhe sot kanë zyrtarizuar transfertën.

Gjermanët e kanë marrë në huazim me të drejtë blerje për 4.6 milionë euro. Në fund të sezonit të ardhshëm bavarezët kanë të drejtë të paguajnë 20 milionë të tjera që të blejnë përfundimisht lojtarin.

“Jam shumë i lumtur që të kthehem në Gjermani . Bayerni është një nga klubet më të mira në Europë. Në nuk synojmë vetëm kampionatin dhe kupën por edhe për Uefa Champions League” - u shpreh Perisic

Perisic + 73 milionë euro ishte ofruar nga Antonio Conte në shkëmbim të Romelu Lukakut porbayern u tregua më i shpejtë duke marrë lojtarin. Pas largimit të Robben dhe Ribbery bavarezët ishin në kërkim të një lojtari krahu me klas. Në fillim ata ishin në kërkim të Leroy Sanes por marrëveshja me këtë të fundit u prish pasi gjermani pësoi dëmtim që do ta lërë jashtë fushave për 7 muaj.

/Ora News.tv/