Zyrtare/ Myrto Uzuni prezantohet te Lokomotiva e Zagrebit

Myrto Uzuni është futbollisti më i ri i Lokomotivës së Zagrebit. Sulmuesi i cili sezonin e shkuar e mbylli me skuadrën e Laçit në Superligën Shqiptare është prezantuar me skuadrën e tij të re, ku ka thënë dhe fjalët e para si futbollist i Lokomotivës.

"Jam shumë i lumtur që erdha te Lokomotiva! Kam dëgjuar shumë të mira për klubin nga ish-lojtarët e Lokomotivë nga Shqipëria. Kam qenë duke ndjekur klubin. E di që kjo është një marrëveshje e madhe me lojtarët e rinj. Unë falenderoj klubin për angazhim, Do të bëj më të mirën për të kontribuar në suksesin e Lokomotivë!"-përfundoi sulmuesi.

Nga kartoni i Uzunit, Laçi ka ruajtur 20 % të kartonit që do të thotë se në rast të një shitje të mundshme të 23 vjeçarit, kurbinasit do të marrin përfitime të tjera.



EMISIONET