Zyrtare/ "Maradona kinez" firmos me klubin katalanas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2019, 22:30
Sulmuesi i pabesueshëm Wu Lei, i quajtur 'Maradona kinez', ka nënshkruar për Espanyol.
Klubi katalanas ka zyrtarizuar sot firmën me 27 vjeçarin, i cili vjen nga SIPG Shanghai.
"Lojtari i ri bardheblu do të veshë fanellën me numër 24",-thuhet në komunikimin zyrtar të Espanyol, i cili aktualisht ndodhet në fundin e tabelës në La Liga.
Lei ishte golashënuesi më i mirë i Super Ligës kineze në sezonin e kaluar me 27 gola.