Keita Balde është një lojtar i Interit.

Zyrtarizimi erdhi vetëm para pak minutash nga klubi zikaltër, me futbollistin që pasi mbërriti në Milano të dielën mbrëma, kreu vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm dhe më pas hedhi të zezën mbi të bardhë. Keita, 23 vjeç, largohet nga Monako dhe arrin në formulën huazim për një sezon me blerje përfundimtare verën e ardhshme. Ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, ndërkohë që kartoni i tij pritet t'i kushtoj arkave të Interit plot 39 milion euro.

Keita është futbollisti i 7-të i transferuar nga Interi në këtë sezon, pasi më parë ka arritur akordin me Sime Vrsaljko, Stefan de Vrij, Radja Nainggolan, Kwadwo Asamoah, Matteo Politano, Lautaro Martinez dhe Salcedo.



/Ora News.tv/