Zyrtare/ Eduart Rroca e Vasil Shkurtaj prezantohen te Kukësi

Zyrtare/ Eduart Rroca e Vasil Shkurtaj prezantohen te Kukësi

Vendi i dytë pas dy fazave të para nuk është kapërdirë mirë nga Kukësi, që ka prezantuar dy përforcimet e para në këtë merkato janari.

Prurjet vijnë nga Luftëtari, me sulmuesin Vasil Shkurtaj dhe mesfushorin Eduart Rroca që janë zyrtarisht pjesë e verilindorëve. Prezantimi është bërë ditën e sotme, ku prezent ka qënë edhe presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici.

Ndërkohë, dy lojtarët do t'i bashkohen skuadrës për të zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Mësohet se kartoni i mesfushorit i ka kushtuar Kukësit rreth 50 mijë euro, ku Rroca ka firmosur për klubin verilindor një kontratë 2.5-vjeçare me opsion rinovimi për një sezon tjetër.

Ndërsa kartoni i Shkurtaj besohet se i ka kushtuar plot 70 mijë euro arkave të verilindorëve, me vlonjatin që ka firmosur për 2 vite në Kukës.

EMISIONET